Mjekët paralajmërojnë se foshnjat nën katër muajsh nuk duhet të lahen në det.
Megjithatë, është mirë që fëmija të bie në kontakt me ujin e detit pas moshës 6 muajsh.
Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det.
Çfarë duhet të keni kujdes:
Për bebet 6-12 muajsh
Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det.
Për bebe nga 18 – 36 muajsh
Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta.
Duke qenë se dielli është i dëmshëm, është mirë që të konsultoheni me pediatrin se çfarë kremi kundër diellit t’i vendosni fëmijës tuaj, në të gjithë trupin dhe fytyrën e tij.
Duhet të keni me vete dy rroba banje, një kapele dhe një çadër që do t’i përshtatet peshës së tij.
Comments are closed for this post.