Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ditën e sotme i ka vënë flakën propozimit francez.
Ky gjest i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.
Para veprimit të tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të mazhorancës me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”.
Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.
Ndërkohë pas këtyre veprimeve, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ndërpreu punimet dhe njoftoi se do të diskutojnë sërish nesër.
Comments are closed for this post.