Një grup punues shumëpartiak i përbërë nga dy deputetë të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, nga një BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike do të fillojnë debatin për vërejtjet për propozimin francez nga i cili duhet të dalin konkluzionet.

Takimi i parë do të mbahet sot, i cili vjen me kërkesë të liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe liderit të Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov.

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar dje takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare.

Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM doli me qëndrimin se cilët do të jenë kërkesat e tyre.

“Të fshihet neni 11 dhe neni 14 nga Protokolli dhe më pas në Kornizën e neegocimit ku kemi parimet mbi të cilat zhvillohen negociatat dhe të fshihen nenet ku janë rishikimet vjetore dhe pesës që i referohet Protokollit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Sapo të vihet në tavolinë të diskutohen dhe ka dëshirë për të diskutuar, padyshim që ka mundësi që të gjenden ndryshime të caktuara në raport me të gjitha këto situata”, thotë Nikolla Micevski.