Në tremujorin e parë të këtij viti në vend janë regjistruar 1.920.834 parapagues në telefoninë celulare.
Nga ato rezidenciale 754.337 janë pripejd, ndërsa 917.605 postpejd, përveç të cilëve janë edhe 248.892 abonentë biznesi me kontratë, tregojnë të dhënat më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike.
Pjesën më të madhe në numrin e përgjithshëm të parapaguesve e ka A1 Maqedoni me 48,14 për qind, e ndjekur nga Telekomi me 47,45 për qind, Lycamobile me 3,12 për qind, Robi me 1,22 për qind, Green Mobile me 0,07 për qind.
Në të hyrat nga ofrimi i shërbimeve, pjesë më të madhe ka Telekomi me 51,32 për qind, ndërsa A1 Maqedoni merr pjesë me 47,19 për qind.
Sipas të dhënave të AKE-së, në kuartalin e parë të vitit janë regjistruar 1.403.888 parapagues të qasjes në internet me shtrirje të gjërë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular (2G/3G/4G), ndërsa me pjesëmarrje më të madhe në numrin e përgjithshëm është A1 Maqedoni me 49,60 për qind.
Për tremujorin e parë të këtij viti, numri i përgjithshëm i linjave fikse (të gjitha teknologjitë) në vend është 426.255, ku Telekomi ka pjesëmarrje prej 52,50 për qind dhe A1 Maqedoni me 41,07 për qind.
Comments are closed for this post.