Analisti politik Albert Musliu mendon se propozimi francez mund të modifikohet me kërkesat e Maqedonisë.
“Është realisht e mundur, nuk ka shumë çështje që nuk janë rënë dakord. Janë dy qëndrime, një që protokolli të mos jetë pjesë e kornizës së negociatave dhe i dyti është fillimi i negociatave pa përfunduar ndryshimet kushtetuese.
Nëse arrihet marrëveshja, nuk do të ketë asnjë pengesë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, ku do të fillojë hapja e atyre kapitujve negociues.
Korniza e cila i është dhënë Parlamentit bullgar është më i gjerë se Rezoluta e miratuar në vitin 2019, e cila i jep këtë mundësi palës bullgare për të hequr veton.
Mendoj se fakti që Petkov me qasjen e tij e çoi Parlamentin bullgar të vendosë, i jep atij mundësinë për të zhbllokuar procesin.
Ka raste në të gjithë procesin e negociatave kur çdo shtet anëtar mund ta bllokojë procesin, përfshirë edhe Bullgarinë, por nga pikëpamja morale dhe politike kjo mund të tejkalohet dhe mund të ndodhë në ditët në vijim”, tha Musliu në emision “Samo Vistina”
Comments are closed for this post.