Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 75-të, në rend të ditës së cilës janë tre pika, në mes të cilave edhe rebalancimi i Buxhetit dhe propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjese të territorit të vendit.
Pika e parë para deputetëve është propozimi për ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ekzekutimin e Buxhetit të RMV-së për vitin 2022, sipas procedures së shkurtuar, edhe pse debate amandues për rebalancimin të Buxhetit për këtë vit të Komisionit amë për financim dhe buxhet akoma e papërfunduar, dhe siç është paralajmëruar duhet të vazhdojë nesër.
Deputetet duhet të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës të një pjese të territorit të RMV-së.
Pika e fundit e rendit të ditës është propozimi I ligjit për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, sipas procedures së shkurtuar.
Në Kuvend sot seancë duhet të mbajë edhe Komisioni ligjor-legjislativ.
Comments are closed for this post.