Haxhilerët e rinjë nga Maqedonia e Veriut të cilët do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të fesë islame, haxhin, janë duke i bërë parapërgaditjet e fundit përpara nisjes.
Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, konkretisht myftinia e Gostivarit informuan se grupi i parë i haxhilerëve që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta për të kryer pelegrinazhin e haxhit janë nga qyteti i Gostivarit.
Myftiu i Myftinisë së Gostivarit, Sabahudin Zendeli deklaroi se gjithsej 199 besimtarë nga Gostivari janë regjistruar për në haxh, përveç tyre dhe 13 persona të tjerë të cilët përbëjnë ekipin e hoxhallarëve shoqërues si dhe ekipin mjekësor.
Nga BFI informuan se të gjithë besimtarët paraprakisht kanë kryer të gjitha kontrollet mjekësore si dhe kanë marrë vaksinat për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse, e poashtu edhe janë pajisur me veshjet adekuate të besimtarëve për në vendet e shenjta, siç janë ihrami dhe shamija.
Në nivel shtetëror gjithsej 919 haxhilerë të rinjë nga Maqedonia e Veriut do ti bashkangjiten pelegrinazhit të haxhit për këtë vit.
Nisja e grupit të parë nga Gostivari do të bëhet më datë 26 qershor (e dielë) nga objekti i Medresesë së Gostivarit – Paralelja e vajzave.
Numri i besimtarëve këtë vit për në Haxh ka qenë i kufizuar. /
Comments are closed for this post.