Skender Rexhepi- Zejdi, deputet nga rradhët e Alternativës ka njoftuar organet e Parlamentit se nga sot e tutje do veproj si deputet i pavarur.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit i ka bërë të ditur se prej sot ai do të veprojë si deputet i pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Me largimin e deputetit Zejdi, partia Alternativa nga sot do të ketë vetëm tre deputetë.