Enti Shtetëror për Statistikë ka publikuar sot të dhëna të reja lidhur me rritjen e çmimeve për shërbime hotelerike.
Çmimet e shërbimeve hotelerike në maj në krahasim me prillin e këtij viti janë rritur për 0,2 përqind, ndërsa krahasuar me majin e vitit të kaluar për 9,7 përqind.
Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritja në maj në krahasim me prillin e këtij viti është shënuar në grupet e ushqimit për 0,3 përqind dhe pijet alkoolike për 0,1 përqind.
Çmimet e shërbimeve hotelerike për peridhën janar-maj të vitit 2022, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë rritur për 7 përqind, ndërsa në krahasim me dhjetorin e vitit të kaluar rrítja është për 5,3 përqind.
Comments are closed for this post.