Ministri për Punë të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot deklaroi se për RMV-në nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me përpjekjet për tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, por edhe për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE.
“Republika e Maqedonisë së Veriut e ka filluar rrugën evropiane para rreth 20 vjetëve, por për fat të keq edhe krahas 17 vjetëve proces aktiv, ende nuk i ka filluar bisedimet për shkak të sfidave të ndryshme të cilat nuk janë të lidhura direkt me BE-në dhe përmbushjen e kritereve. Një nga kontestet të cilat për momentin e frenon atë proces është kontesti me Republikën e Bullgarisë”.
“Bindja jonë është se kjo duhej të jetë proces i bazuar në merita, gjegjësisht proces në të cilin nëse i përmbushni kriteret, lëvizni përpara në proces. Megjithatë për ne nuk ka alternativë sepse ne jemi gjeografikisht brenda në BE, rajon i rrethuar me vende anëtare të BE-së. Ekonomia jonë është 90 për qind e lidhur me BE-në dhe prej këtu nuk ka alternativë, përveç se një ditë ky rajon të bëhet pjesë e BE-së dhe do të vazhdojmë me ato përpjekje, kuptohet duke i tejkaluar dallimet megjithatë edhe duke vazhduar që t’i përmbushim kriteret”, deklaroi Osmani.
Comments are closed for this post.