Policia ka arrestuar këngëtarin e njohur maqedonas, Llambe Allabakovskin si të dyshuar për zjarrvënie në klubin bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir, raporton KlanMacedonia.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në Facebook njoftoi se I dyshuari ka pranuar veprën.
“Me kënaqësi mund të njoftoj epilogun e shpejtë dhe efektiv të rastit para tri ditëve për zjarrin në Manastir, që tashmë është zbardhur. Me urdhër gjykate ishin kryer bastisje në dy lokacione që I ka shfrytëzuar L.A (34) nga Manastiri, ku janë gjetur dhe konfiskuar gjësende që lidhen me veprën penale, pas cka personi është privuar nga liri” – ka shkruar Spasovski në Facebook, duke shtuar se nuk do të ketë persona të mbrojtur dhe se të gjithë janë të barabartë para ligjit.
MPB-ja ka konfirmuar përmes një komunikate se I dyshuari L.A gjatë bisedës zyrtare ka pranuar veprën kurse pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal.
Dera hyrëse e klubit bullgar në Manastir dhe mbishkrimi “Vanço Mihajlov”, të shtunën në mëngjes ishin djegur në prag të takimit të punës së Ministres së Jashtme bullgare, Teodora Gençovska dhe homologun e tij nga RMV-ja, Bujar Osmani në Shkup.
Policia dhe Prokuroria kishin kryer ekspertizë në vendngjarje pas cka Prokurori Publik kishte dhënë urdhër që të sigurohen xhirimet e kamerave të sigurisë së objektit të djegur dhe të tjerëve përreth.
Ndryshe, prania e kreut shtetëror bullgar në hapjen e Qendrës Kulturore “Vanço Mihajlov” në Manastir shkaktoi reagime të ashpra në opinionin maqedonas, duke marrë parasysh se Mihajlovi, në Luftën e Dytë Botërore ka qenë bashkëpunëtor i fashistëve. Ai ka pohuar se maqedonasit janë pjesë e popullit bullgar.
Comments are closed for this post.