“Për’puthen” është ndër formatet që më së shumti ndiqet nga publiku.
Por gjasat janë që rrugëtimi i tij të përfundojë. Tashmë që sezoni televiziv është në mbyllje, në Top Media po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur Bora Zemani.
Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët.
“Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit.
Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.
Në anën tjetër, janë disa emra që po lakohen për “Për’puthen”, ku ndër to spikat ai i moderatores Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël.
Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje mund të ketë në televizion.
Comments are closed for this post.