Kosova ka vendosur sanksione të reja Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e bëri të ditur këtë derisa theksoi që këto sanksione janë bërë në përputhje me “paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE-ja dhe SHBA-të”.
“Republika e Kosovës është rreshtuar ndër vendet e para në vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare ndaj Federatës Ruse pas invazionit dhe agresionit ushtarak në Ukrainë, në përputhje me paketën e sanksioneve të ndërmarra nga BE dhe SHBA”, ka thënë Bislimi.
Bislimi tha që një nga sanksionet është edhe ngrirja e aseteve ndaj disa individëve dhe korporatave ruse.
Ndryshe Kosova edhe më herët ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, në vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Kryeministri Albin Kurti kishte theksuar se masat janë ekonomike, tregtare dhe financiare.
Comments are closed for this post.