Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbrëmë më datë 09 Maj 2022 mbajti mbledhjen e parë, pas Kongresit të Dytë dhe mbledhjes së Kuvendit.
Me ndryshimet e reja në organizimin partiak, Aleanca për Shqiptarët do të ketë vetëm një nënkryetar dhe anëtarët e kryesisë unanimisht vendosën që nënkryetar të zgjidhet Arben Taravari.
Organet e tjera partiake do të zgjidhen gjatë mbledhjeve të ardhshme të kryesisë.
Në këtë mbledhje u vendos që konkursi për kandidatët për kryetarë të degëve të ASH-së të shpallet më 16 maj deri më 23 maj.
Kryetari Ziadin Sela tha se në konkursin për kryetarë të degëve, mund të aplikojnë njerëz vizionar dhe me ide.
“Inkurajojmë çdokënd që beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale të ASH-së, të aplikojë dhe të bëhet pjesë e garës”, tha kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në një deklaratë për media pas mbledhjes.
Në konferencën për media kryetari Ziadin Sela shpalosi qëndrimet partiake edhe mbi zhvillimet e fundit të cilat poashtu u diskutuan në mbledhjen e djeshme.
Comments are closed for this post.