Dikush një herë e kishte pyetur Warren Buffett-in për sekretin e tij drejt suksesit. Buffet kishte drejtuar gishtin kah një grumbull librash dhe kishte thënë: “Lexoni 500 faqe çdo ditë. Kështu i krijoni njohuritë. Të gjithë ju mund ta bëni këtë, por ju garantoj se shumë prej jush nuk do ta bëni këtë…”

Ndoshta ju nuk mund t’i lexoni 500 faqe në ditë, por, sipas ekspertëve, duke u përkushtuar ju mund të arrini t’i lexoni deri në 200 libra brenda një viti.

Vendimi për të filluar të lexoni mund të jetë një nga vendimet më të rëndësishme në jetën tuaj.

Librat jua japin guximin për të udhëtuar, guximin për ta lënë punën nëse nuk jeni të kënaqur.

Sidoqoftë, çfarë nevojitet për t’i lexuar 200 libra në vit? Epo, gjithçka është matematikë e thjeshtë. Leximi i 200 librave në vit nuk është aspak gjë e vështirë.

Matematika…

Fillimisht, le t’i shikojmë dy statistika të shpejta:

– Mesatarisht një amerikan i lexon 200-400 fjalë për minutë (nëse jeni lexues i rregullt, ju mund t’i lexoni 400 fjalë për minutë)
– Librat jo-trillues i kanë mesatarisht 50,00 fjalë

Tani, le t’i bëjmë disa kalkulime të shpejta:

– 200 libra * 50,000 fjalë/libër = 10 milionë fjalë
– 10 milionë fjalë/400 fjalë për minutë – 25,000 minuta
– 25,000 minuta/60 = 417 orë

Ja pra, kjo është logjika – për t’i lexuar 200 libra, thjesht gjeni 417 orë në vit për të lexuar.

Por, para se të ankoheni se nuk keni kohë, ne do t’ju tregojmë se faktikisht keni mjaft kohë.

Si të gjeni kohë për të lexuar…

Tani prapë duhet t’i shikojmë dy statistika të thjeshta.

Ja sa shumë kohë shpenzon një amerikan në rrjete sociale dhe pranë televizorit në vit:

– 608 orë në rrjete sociale
– 1642 orë pranë televizorit

Pra, nëse keni veç pak shprehi të ngjashme me ato të një amerikani mesatar, ju i hidhni 2250 orë në vit në bërllok.  Nëse atë kohë do ta shpenzonit duke lexuar, ju do të mund t’i lexonit mbi 1,000 libra në vit.