Mercedes-Benz edhe për një vit tjetër është marka me shitjet më të mëdha të automjeteve luksoze në SHBA, duke mposhtur rivalët gjermanë BMW dhe Audi.

Gjatë gjithë vitit 2018, Mercedes-Benz shiti 315,959 automjete luksoze, duke kryesuar ndaj BMW, e cila shiti 311,014 në të njejtën periudhë.

Përkundër se mban vendin e parë në garën e automjeteve luksoze, Mercedes shiti 6,3 për qind më pak në vitin 2018 sesa në vitin e kaluar. Ndërkohë BMW ka një rritje prej 1,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Pas dy markave gjermaneve, vendin e tretë e mban Lexus, e cila shiti 298,310 automjete në vitin 2018, një rënie për 2,2 për qind nga viti i kaluar.

Audi ruajti pozicionin e katërt, duke shitur gjithsej 223,323 automjete në të njëjtën periudhë kohore.

Segmenti i automjeteve luksoze në Shtetet e Bashkuara përbënte 2.027.312 shitje në 2018, ose vetëm 0.3 përqind më pak se në 2017.