Vaji “Briliant” rriti çmimin e vajit për gatim nga 115 në 135 denarë.
Siç deklaroi për MIA, drejtori i fabrikës, Kosta Tashkov tha se çmimi i ri është rezultat i rritjes së çmimit të lëndës së parë.
Sipas tij, lënda e parë e vajit nga Bullgaria Romania dhe Ukraina kushton 2.200 euro për një ton, ndërsa para 2-3 muaj ka kushtuar nga 1.200 deri 1.500 euro.
Në pyetjen nëse do të ketë sërish shtrenjtime të çmimit të vajit, ai thekso se kjo varet nga çmimi në berzën botërore.
Comments are closed for this post.