Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policët e SPB-së Tetovë mbrëmë (26 prill) rreth orës 19:00 e 10 minuta, në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, kanë arrestuar 51-vjeçarin tetovar G.G, pasi gjatë kontrollit u gjet më shumë se një kilogram marijuanë.
“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me parashtresë përkatëse, sot (27 prill) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë.
Comments are closed for this post.