Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM i bëjnë thirrje qeverisë që t’i pranojë kërkesat e SASHK dhe të mos përpiqet që përmes sindikatave të tyre të krijojnë marrëveshje.

“Qëllimi i këtij pushteti të paaftë është minimi i grevës së mësimdhënësve për shkak se nuk janë të aftë që t’i përmbushin kërkesat e profesorëve. Për shkak se nuk dëshirojnë të përmbushin kërkesat, gjetën një sindikatë që do të pranojë çfarë do t’i ofrohet”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, qeveriad uhet të ndalojë me vjedhje dhe të ndajë para për rritje të pagave te mësimdhënësit.

“Me respektimin dhe harmonizimin e Marrëveshjes kolektive për pagat në mësimdhënie nga 22.2764 do të rritet në 41.256 denarë ose 24.782 denarë neto. Në shkollat e mesme nga 25.838 denarë, paga me harmonizimin e Marrëveshjes kolektive është 45.594 denarë”, thonë nga kjo parti.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’i përmbushë kërkesat në mënyrë që nxënësit të mund të kthehen në shkollë.