Enti shëndetësor publik “Spitali i Shkupit” paralajmëron protestë për pagë të dinjitetshme më 1 maj. Sindikata e këtij institucioni, Sindikata i pavarur i shëndetësisë, farmacisë dhe punës sociale dhe Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë u bënë thirrje anëtarësisë më 1 maj të protestojnë.
“Bëjmë thirrje të gjithë kolegëve tanë nga spitalet e tjera të në bashkëngjiten në protestë dhe të përmbushen kërkesat e parashtruara nga LSM. Këtë herë harroni zgrat dhe daljet, kemi punë më të mira për të bërë. Mos rrezikoni ditët tjera dhe mundësitë për rritjen e pagave që janë të ulëta për shkak të rritje së çmimeve “, thonë nga kjo sindikatë.
Ata bëjnë thirrje në unitet në mënyrë që të realizohen kërkesat, ndërsa protesta do të mbahet më 1 maj, kurse takimi do të jetë në ora 12;00 para Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Kujtojmë se LSDM para tre ditëve bëri thirrje për protestë më 1 maj, në Ditën e Punës, kurse ata kërkojnë rritjen e pagave në harmonizim me pagën minimale.
Comments are closed for this post.