Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,50% në raport me vendimin e datës 18.4.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2 den/litër dhe do të jetë 82,50 den/lit.
Nga data 21.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 82,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 82,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,599 (denarë/kilogram)
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,213 %, te nafta për 3,110 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,143 % dhe te mazuti për 1,647%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,207%.
Comments are closed for this post.