Ajo tha se ndjente më shumë presion për të zgjedhur një emër për fëmijët që i mbajti vetë në bark, ndërsa me ata që u lindën nga nëna të tjera nuk e ndjente këtë presion. “Kjo pasi ata rriteshin nga dikush tjetër dhe koha fluturonte më shpejt. Unë nga ana tjetër nuk e ndieja të njëjtin presion për të vendosur për emrin. Kështu që emrat e dy më të vegjëlve sigurisht që ishin më të vështirë për t’u zgjedhur por unë nuk kisha presion”.
Ylli i reality show-t gjithashtu vuri në dukje se vendosja e emrit të një fëmije është një nga gjërat më të vështira që prindërit duhet të bëjnë. Ajo personalisht nuk konfirmoi asnjë emër derisa lindën të gjithë fëmijët e saj.
“Ti vërtet do ta shohësh se si duket fdëmija para se t’i vendosësh emrin. Unë kur dëgjoja që njerëzit e bënin këtë ju thoja: si nuk jeni të përgatitur për këtë? Keni patur kohë nëntë muaj për të menduar për këtë. Por pa marrë parasysh se çfarë ndodh, vendosja e emrit është një ndër vendimet më të vështira”, tregoi Kim.
Vërejtjet e saj erdhën pasi ajo u mor në pyetje nga drejtuesit e televizionit për emrin e fëmijës së motrës së saj më të vogël, Kylie Jenner. mJenner lindi fëmijën e dytë dhe djalin e parë të saj dhe Travis Scott në shkurt. Ajo njoftoi se emri i tij ishte Ëolf, por më pas zbuloi në mars se kishte vendosur të ndryshonte emrin e tij. Kardashian zbuloi se beson Kylie ka zgjedhur një emër të ri por dëshuron të sigurohet se i pëlqen ky emër para se ta bëjë publik.
Comments are closed for this post.