Qyteti Mariupol vazhdon të jetë i kontestueshëm, sa i përket luftimeve të ashpra që po zhvillohen mes trupave ukrainase dhe atyre ruse kanë bërë të ditur nga Pentagoni.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se është e qartë që rusët e duan Mariupolin sepse është lokacion strategjik drejt jugut dhe rajonit të Donbasit.

“Gjithashtu ka një rëndësi të madhe për popullin ukrainas, për shkak se paraqet shtyllën kryesore ekonomike të këtij qyteti”, shtoi Kirby.

Në anën tjetër, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka kujtuar ushtarët e rënë që kanë mbrojtur Mariupolin – duke rikujtuar se nëse vazhdohet kështu ushtarët e këtij shteti evropian do të mbesin pa furnizime.

Ky qytet port ka qenë i rrethuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, por duket se nuk ka rënë plotësisht dhe rusët akoma nuk e kanë në dorë.