Prokurorja Vilma Ruskovska për “Sloboden Peçat” ka folur për hetimin e fundit të Prokurorisë lidhur me një zyrtar shtetëror për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dy shtetasve kroat për përvetësim të parave, ku thotë se rasti në Prokurori ka arritur në gjysmën e dytë të vitit 2021.
“Hetimi udhëhiqej nga Minsitria për Punë të Brendshme, ndërsa Prokuroria e ka pranuar rastin në gjysmën e vitit 2021. Nga atëherë, prokurori kompetent ka dhënë shumë urdhra për mbledhjen e dëshmive dhe dje erdhi te njoftimi i fundit, me çka prokurori publik ka marrë urdhër për zbatimin e hetimeve dhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Pas kësaj masës, Gjykata do të vendos se si do të procedojë mëtej. Kemi të dhëna për atë se ku gjenden paratë.
Të dyshuarit, shtetas kroatë, sipas informacioneve tona, nuk ndodhen në vend, por do të kontaktojmë me kolegët tanë kroatë, do t’ua dorëzojmë provat dhe nëse pranojnë të marrin përsipër ndjekjen, procedimi i mëtejshëm i tyre do të jetë në Kroaci”, thotë Ruskovska.
Ajo thotë se “Prokuroria për Krim të Organizuar qëndron fortë në qëndrimin se cilido që ka kryer kri, për të cilën ka dëshmi, do të ndiqet, pa marrë parasysh pozicionin e tij në sistemin e shtetit.
Comments are closed for this post.