Me 20 vjet burg është dënuar trajneri i xhudos Rubin Peeski, i akuzuar për keqtrajtim të vajzës 4-vjeçare të cilën e ka trajnuar në klubin e tij të xhudos.

I është ndaluar edhe kryerje e veprimtarisë së trajnerit, për shkak se përveç keqtrajtimit, ai ngarkohet edhe me veprën – keqpërdorim i pozitë si trajner i xhudos, transmeton “Telma”.

Peeski që nga shkurti i vitit 2020 deri në dhjetor të po të njëjtit vit, në Prilep dhe në vende të ndryshme, për të përmbushur nevojat seksuale, ka keqpërdorur pozitën e trajneri duke kryer akte seksuale ndaj fëmijëve që nuk kanë mbushur 14 vjeç – 4 nxënëse të cila u ishin besuar për trajnim dhe edukim.

Rasti u zbulua në janar të këtij viti.