Sot në Bashkinë e Shkupit u mbajt debat publik për realizimin e projektit për efikasitetin energjetik, të cilin e hapi kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska, në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Financave, sektori për mjedisin jetësor të Qytetit të Shkupit, këshilltarët në Këshillin e Bashkisë të Shkupit, ekspertët dhe anëtarët e Eko Këshilli i Bashkisë dhe qytetarë të interesuar, në kuadër të së cilës u prezantua nevoja për projekte për efikasitet energjetik dhe vendosjen e sistemeve fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Bashkisë së Shkupit.
“Janë të mëdha përfitimet nga tranzicioni drejt objekteve me efikasitet energjetik, ndërsa projektet në të cilat po punojmë, si ky që prezantojmë sot, janë diçka që Qyteti është i vendosur ta arrijë, duke instaluar sisteme fotovoltaike në objektet nën kompetenca të Qytetit, dhe futjen e sistemeve inovative për burimet e ripërtërishme të energjisë, tha Arsovska.
Arsovska tha se projektet e këtilla që Bashkia angazhohet t’i zbatojë në përmasa më të mëdha kanë ndikim pozitiv në mjedisin jetësor dhe mundësojnë mbrojtjen e tij.
“Fillojmë me objektet nën kompetenca të Bashkisë së Shkupit, për të cilat do të ndërmarrim aktivitete edhe më të mëdha për rritjen e efikasitetit të tyre energjetik, të cilat njëkohësisht me certifikate energjetike do të mund të konfirmojnë kapacitetin e tyre për vendosjen e sistemeve nga burimet e ripërtërishme të energjisë”, tha Arsovska./
Comments are closed for this post.