Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin arsimor 2022/2023.
Në Konkursin e publikuar janë renditur kushtet dhe kriteret për përzgjedhjen e nxënësve, dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim, lëndët mësimore lëndët nga arsimi fillor që janë të parapara në kriteret e renditjes së suksesit të nxënësve, afatet e aplikimit dhe udhëzime rreth konkursit.
Regjistrimi i parë do të jetë më 14 dhe 15 qershor 2022, regjistrimi i dytë më 21 dhe 22 qershor, kurse i treti në 28 qershor.
Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mund ta shihni KËTU.
Comments are closed for this post.