Kemi dëgjuar shpesh raste transgjinorësh që nga djem janë kthyer në vajza, por Davidi është e para vajzë në Shqipëri që është kthyer në djalë dhe ka treguar publikisht historinë e tij. Mbrëmjen e djeshme, 29 vjeçari nga Tirana ka treguar ka qenë një vajzë që ka vendosur të kthehet në djalë sepse ndjente se ishte brenda një trupi që nuk i përkiste. Për këtë ka bërë ndërhyrje për të hequr gjoksin dhe së shpejti do të nisë përdorimin e testosteronit.

Ai ka treguar se fillimi i transformimit ka qenë i vështirë, ndonse sot është shumë i lumtur. Por është paragjykuar shumë nga shoqëria edhe pse familja e ka përkrahur. Megjithatë Davidi edhe sot nuk hipën në autobus e vazhdon të ofendohet në rrugë, ai sërish është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë. Veç kësaj Davidi ka folur pa doreza duke treguar historinë e tij, ndonse është personi i parë që ka dalë hapur të flasë për këtë shndërrim.

Në rrëfimin e tij, u shpreh se doli haptas në Tik Tok por vendosi t’i bllokojë komentet në rrjete sociale sepse i shkruanin se do ta varnin në mes të Tiranës, gjë që ndikoi në gjendjen e tij psikologjike.

Më tej Davidi ka thënë se nuk është e thjeshtë të dashurojë dhe për momentin është beqar edhe pse ka tentuar të krijojë njohje nëpërmjet aplikacioneve. Në videon mëposhtë gjeni rrëfimin e plotë të tij;

David: Unë jam i pari trans-burrë i hapur publikisht. Konfuziteti më i madh ka qenë për mjekrën. Duke qenë se dua të kthehem krejtësisht djalë, kam hapur edhe gofundme. Që kur kam dalë haptasi, jam i lumtur me jetën time. Një transgjinor e kupton që herët fare. Unë e kam ditur që fëmijë. Një pjesë e transave gra e kuptojnë me makeup, ndërsa për burra, edhe unë e kam pasur vështirësi të njoh të tjerë trans burra në Shqipëri. Prej një viti kam dalë haptas përmes TikTok, por ideja është që ti e di. Ka të tjerë që dalin haptas edhe 70 vjec. Unë kam pas luajtur gjithmonë futboll. Rrobat janë shumë e rëndësishme. Unë nuk e kam nisur ende testosteronin. Mjekrën e kam gjenetike. Komentet i kam mbyllur në TikTok se merrja komente si do më varnin, vrisnin në mes të Tiranës. Kam hequr gjoksin, unë e kam bërë me Turqi”.