Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj.
Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit.
Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.
Ndërkohë Senati amerikan bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit.
Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si një “kriminel lufte”.
Rezoluta, e paraqitur nga republikani Lindsey Graham dhe e mbështetur nga senatorë nga të dyja palët, inkurajon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë dhe vendet e tjera të ndjekin penalisht ushtrinë e Moskës për krime lufte të kryera në Ukrainë.
Comments are closed for this post.