Ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov, mëngjesin e sotëm i është djegur vetura e tipit “Audi”, ndërsa nga zjarri janë përfshirë edhe tri vetura të tjera “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan”. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të makinës.

Vetura paraprakisht ka qenë e parkuar nga bashkëshortja e Shilegovit, konfirmojnë nga MPB.

“Më datë 09.03.2022 ora 03?20 është raportuar se në rr. “Petre Piruze” në Shkup ka shpërthyer zjarr në automjetin “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të personit juridik të parkuar nga J.SH.

Nga zjarri janë përfshirë edhe automjetet “Passat”, “Matiz” dhe “Nissan” me targa të Shkupit, të gjitha në pronësi të D.M. (53)”, njoftojnë nga MPB.

Po punohet për zbardhjen e rastit.