Partia maqedonase OBRM-PDUKM shprehet se prodhimet bazë në Maqedoni janë shtrenjtuar për 70%, ndërsa Kovaçevski lavdërohet me kthimin e një pjese të parave te pensionistët me vetëm 5.5%.

“Gjatë një viti e gjysmë, prodhimet bazë u shtrenjtuan drastikisht. Qumështi u shtrenjtua për 22%, mielli për 33%, vaji për 46%, dizelli 63%, benzina 69%. Përderisa çmimet e këtyre produkteve rriteshin, pensionet nuk u rritën asnjëherë. Tani Kovaçevski lavdërohet me 5.5% rritje të pensioneve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se Kovaçevski nuk i rrit pensionet por e kthen modelin e përllogaritjes së pensioneve që e hoqën Zaev dhe Carovska dhe u vendos në vitin 2012 nga OBRM-PDUKM.

“LSDM gjatë 3 vite e gjysmë ua vodhi paratë pensionistëve që nuk do të kthehen. Këto 5.5% rritje janë marrë nga rritja e prodhimeve bazë dhe nëse LSDM ishte e sinqertë me pensionistët, do ta pranonte propozimin e OBRM-PDUKM-së për rritjen e pensioneve për 20%”, thonë mes tjerash nga OBRM-PDUKM.