Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.365 teste, ndërsa janë regjistruar 223 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 37 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 174 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar tre viktima. Dy persona të vdekur nga Shkupi (74 dhe 75) dhe një i vdekur nga Strumica (82).

Në regjistrin “Termini Im” poashtu është konfirmuar edhe një viktimë nga coronavirusi nga Tetova (78). Viktima është paraqitur më 24.02.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 299.642, numri i të shëruarve është 287.692, numri i të vdekurve është 9.079, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.871.