Bazuar në vendimin e BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, për mbylljen e hapësirës ajrore evropiane për linjat ajrore ruse, Ministria për Punë të Jashtme u bëjmë thirrje qytetarëve të RMV-së që qëndrojnë në territorin e Federatës Ruse që të përdorin fluturimet komerciale ende të disponueshme, tokësore dhe detare, për t’u larguar nga ai vend.
Ky paralajmërim vjen pas mundësisë së një ndërprerjeje të plotë të fluturimeve drejt dhe nga Rusia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që planifikojnë të vizitojnë Federatën Ruse në periudhën e ardhshme, të përmbahen nga udhëtimi drejt saj. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut monitoron nga afër situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë me të cilët shkëmbejmë informacione dhe analiza për gjendjen aktuale në baza ditore”.
“Numrat e mëposhtëm të telefonit të Ambasadës janë në dispozicion për të mbështetur qytetarët e Maqedonisë së Veriut që aktualisht ndodhen në Federatën Ruse: + 74 99 124 33 57 (fiks); + 79 58 643 34 63 (celular). Po ashtu, qytetarët tanë mund të kontaktojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme në linjën telefonike +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thonë nga MPJ.
Njëkohësisht, MPJ njofton të gjithë qytetarët e RMV-së, që ndodhen brenda apo jashtë vendit tonë, të ndjekin dhe të informohen vetëm nga kanalet zyrtare të informimit që vijnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë.
Nga MPJ thonë se do të vazhdonjë të monitorojë situatën në Rusi dhe do të informojnë me kohë për udhëzimet e mundshme shtesë për veprimet e qytetarëve të RMV-së.
Comments are closed for this post.