Ish-presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Srxhan Kerim, ka komentuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Kerim tha se vendosja e sanksioneve ekonomike të shpallura nga vendet perëndimore nuk do të mjaftonte për shkak se sanksionet janë selektive dhe shtoi se gjithçka është dashur të zgjidhet me diplomaci.
“Ishte e nevojshme të gjendej një mënyrë për të arritur një marrëveshje mes Rusisë dhe Perëndimit përmes diplomacisë, sepse ata po negocionin. Ukraina është tani një viktimë kolaterale dhe do të paguajë faturën e plotë. Është vërtet tragjike”, tha Kerim për “Dnevnik.hr”.
Për sa i përket pozicionit të Kinës, e cila mbanë anën e Rusisë në konflikt, Kerim tha se niveli i mosbesimit midis Kinës dhe Rusisë nga njëra anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit nga ana tjetër ka arritur përmasa kritike.
“Kjo çon në prishjen e të gjithë rendit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Duhet t’i kthehemi asaj që është gjithmonë zgjidhja e duhur në situata të tilla, dhe ajo është diplomacia. Duhet të ulet në tryezë dhe të flitet për atë që dëshiron secila palë dhe duhet të arrihet një lloj marrëveshjeje. Çdo marrëveshje është më mirë se një luftë”, tha Kerim.
Comments are closed for this post.