Marcelo Brozovic do të qëndrojë tek Interi. Mesfushorit kroat i përfundon kontrata në fund të sezonit, por do të rinovojë.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se ditën e sotme do të firmoset kontrata që e lë Brozovic nën urdhrat e Simone Inzaghit.
Drejtuesit e Interit i kishin nisur prej kohësh bisedimet, por Brozovic donte të dëgjonte edhe ofertat e tjera, për të marrë një vendim final.
‘Truri’ i mesfushës zikaltër nuk ka dashur të largohet nga klubi dhe kështu ai ka dëshiruar me vullnet të plotë të rinovojë kontratën.
Comments are closed for this post.