Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 7.595. Dje u regjistruan 668 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 81 riinfeksione.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në vend janë kryer 1.870.093 analiza. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 293.328, numri i të shëruarve është 276.835, ndërsa numri i të vdekurve është 8.898.

Numri i rasteve aktive në vend është 7.595. Më shumë raste aktive ka në qytetet Shkup-4.205, Manastir-373, Kumanovë-333, Veles-297 dhe Tetovë-290 raste aktive.

Zyrtarët shëndetësorë vlerësojnë se piku i valës së katërt është në rënie dhe se situata epidemiologjike po përmirësohet dalëngadalë. Megjithatë, do të priten rezultatet e ekzaminimit serologjik për lehtësimin e mundshëm të masave mbrojtëse.