Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës jugperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri në 20 gradë celsiu

Ditën e martë moti do të jetë me vranësira dhe do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.