Interi nuk e ka shfrytëzuar gabimin e Milanit, duke u mposhtur në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
AC Milan, lideri momental, barazoi dje 2:2 me ekipin e fundit në tabelë, Salernitanan, duke i dhënë mundësi Interit ta parakalonte.
Megjithatë, zikaltrit e kanë shpërdoruar këtë mundësi, duke e zhvilluar ndoshta ndeshjen më të dobët të këtij edicioni.
Sassuolo e kreu detyrën qysh në pjesën e parë, duke i shënuar të dy golat.
Fillimisht, Raspadori realizoi në minutën e tetë të ndeshjes, pas një gabimi në mesfushë dhe një reagimi jo të mirë të portierit Handanovic.
Kurse, goli i qetësisë për mysafirët erdhi në minutën e 26-të, kur realizoi Scamacca.
Interi pati disa mundësi të mira shënimi, por nuk ia doli.
Me këtë fitore, Sassuolo ngjitet në vendin e 11-të me 33 pikë, kurse Interi mbetet i dyti me 54, dy më pak se Milani i cili ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Comments are closed for this post.