Champions League, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube rikthehet në fazën e tij më të nxehtë, atë të Play-Off.
Shorti rezervoi disa super përballje, e një prej tyre do të luhet pikërisht sonte, PSG – Real Madrid.
Ndeshja e parë do të luhet në “Parc des Princes”, ku padyshim vendasit do të synojnë një fitore, pse jo bindëse, për të shkuar me të qetë në “Santiago Bernabeu”.
“Parisienët” do të jetë të plotë në sulm, por të cunguar në mbrojtje, pasi Sergio Ramos nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje, gjithashtu edhe Bernat.
Në krahun tjetër, Real Madridi vjen i plotë, por ka ende frikë për gjendjen e Benzema dhe Ferland Mendy.
Sa i përket formacioneve të mundshme, të dyja ekipit do të rreshtohen në fushë me skemën 4-3-3. PSG me treshen e famshme në sulm, Neymar- Messi – Mbappe, ndërsa Real Madridi me Vini- Benzema – Asensio.
Formacionet e mundshme:
Statistikat:
PSG ka pësuar mbi 2.5 gola në 5 ndeshjet e fundit përballë Real Madridit në të gjitha kompeticionet.
Real Madridi ka fituar 4 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.
“Galaktikët” kanë shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshjet e fundit në Champions. /albeu.com
Comments are closed for this post.