Oda ekonomike për energjetikë dhe kompanitë, më 25 shkurt do të dalin në protesta para Qeverisë, ku do të përsërisin kërkesat e tyre në lidhje me gjendjen me krizën energjetike.

Në nga kërkesat e tyre është edhe shkarkimi i ministrave ekonomikë, disa drejtorëve dhe vendosjen e kuadrove profesional në vend të tyre.

Nga Oda thonë se shteti duhet të ndajë para nga buxheti për kompanitë për t’i ndihmuar në tejkalimin e krizës energjetike. Me probleme po përballen edhe kompanitë nga industria e tekstilit, furrës dhe industrive të tjera. Andaj thonë se duhet subvencionim urgjent për energjinë elektrike.

Kryetari i Odës, Gjorgji Manaskov, sqaron se shteti mund të falimentojë, sepse totali i borxheve të kompanive energjetike është mbi një miliard euro.

Sipas informacioneve, ndër borxhlinjtë më të mëdhenj janë Ministria e Shëndetësisë, disa ndërmarrje publike dhe komuna.

Mirëpo, Qeveria nuk dorëzohet dhe thotë se shfrytëzuesit buxhetorë nga pushteti qendror, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet që të shlyejnë detyrimet e prapambetura për energjinë e konsumuar në një kohë sa më të shkurtër dhe t’i paguajnë faturat brenda afateve të përcaktuara.