Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë të shtunën i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet, si dhe të mos udhëtohet drejt tij.

Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka publikuar për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Ukrainë dy numra telefoni ku mund të kontaktojnë për asistencë.

Ata gjithashtu ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

NJOFTIMI

Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.
Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.
Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910;
ose në adresat e emailit:
ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.ëarsaë@mfa.gov.al
[email protected]
Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.