Paga mujore mesatare neto e paguar për punonjës, në nëntor 2021, ka qenë 29.130 denarë ndërsa në raport me nëntorin 2020, është rritur për 5,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.
Kjo rritje i referohet, para së gjithash, edhe rritjes së pagës së paguar mujore neto për punonjës në sektorët: veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (14,4 për qind), Objekte akomodimi dhe veprimtari të shërbimeve me ushqim (11,5 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (11,3 për qind).
Ulje të pagës mujore mesatare neto të paguar për punonjës, në raport me muajin e kaluar është vërejtur në sektorët: Veprimtari lidhur me një pronë të patundshme (3,9 për qind), Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim (3,5 për qind) dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave (2,9 për qind).
Siç informoi ESHS, paga bruto mesatare e paguar mujore për punonjës, në nëntor 2021, ka qenë 43.509 denarë.
Comments are closed for this post.