Komisioni për Antikorrupsion në seancën e sotme konstatoi se personat e përzgjedhur dhe të emëruar nga Qeveria, Femi Jonuzi, zëvendësdrejtor i IKP Idrizovë, Abdul Selami, zëvendësdrejtor i DAP, Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, Nazim Bushi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Artan Grubi ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve midis Bashkësive kanë vepruar në kundërshtim me Kodin për sjellje etike për anëtarët qeveritarë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria.
Sipas KSHPK, këta persona gjatë orarit të punës kanë marrë pjesë në një ngjarje më 22.09.2021 lidhur me ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Koliçan i Poshtëm, që ka qenë gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021.
KSHPK dërgoi nismë tek kryetari i Qeverisë dhe personi i emëruar si person përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të Kodit, me qëllim që të ngrihet procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë për këta persona.
Comments are closed for this post.