Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6.173 testime për coronavirus, ndërsa 1.865 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup janë 871, Manastir – 177, Prilep – 119, Kumanovë – 86, Ohër – 60, Kavadar dhe Veles – 53, Kërçovë – 46, Shtip – 40, Strumicë – 38, Tetovë – 37, Gjevgjeli – 28, Gostivar – 27, Negotinë – 24, Radovishi – 23, Struga dhe Resnja – 22, Koçani – 21, Krusheva – 20, Valandova – 15, Dellçeva – 14, Kriva Pallanka – 12, Shën Nikola – 10, Bogdanci – 9, Probishtip – 8, Berova – 6, Makedonski Brod – 5, Demir Hisar – 4, Vinica, Kratovë dhe Demir Kapi – nga 3, Makedonska Kamenica dhe Pehçeva – nga 2, Dibër dhe Dojran – nga një.
Prej rasteve të reja 207 raste janë riinfektuar.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 784 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 239.920, prej të cilëve 217.305 janë shëruar, ndërsa 8.070 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (13 janar) është 14.545.
Comments are closed for this post.