Qeveria e Kosovës ka vazhduar vendimin për rritjen e shumës së përfitimit të skemave pensionale edhe për vitin 2022. Rrjedhimisht, gjitha pensionet në vend nuk do të jenë nën 100 euro.
Ekzekutivi në mbledhjen e sotme qeveritare, vendosi edhe për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, prej datës 1 janar 2022 deri më 31 gusht 2022.
Ndërkohë, themeluan Njësinë për ekspertizë.
“Qeveria jonë është e interesuar të tërheq profesionist brenda dhe jashtë vendit. Të mbështes institucione në fusha të ndryshme dhe mbështesë reformat në arritjen e objektivave prioritare në vend”, tha kryeministri Albin Kurti.
Gjatë kësaj mbledhje është miratuar edhe Projektligji për Pronën dhe është emëruar komisioni përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit.
Comments are closed for this post.