Sot ( 28.12), Ministri i Kulturës, z. Asaf Ademi sëbashku me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Kulturës, z. Valmir Aziri ndanë 20 vendime për avancimin e 20 shqiptarëve të punësuar në këtë Ministri.
Të punësuarit në Ministrinë e Kulturës pas një periudhe të gjatë kohore u avancuan me çka tashmë sistemohen në sektore të posaçshme dhe në detyra e ngritje të ndryshme në kuadër të Ministrisë. Ata u shprehën të kënaqur me këtë vendim duke thënë se është një moment historik të cilin e presin vite rradhazi e që përfundimisht realizohet. Ministri Ademi dhe sekretari Aziri ju dëshiruan sukses në punën e tyre me shpresën që nuk do të jetë hera e fundit ku të punësuarit në këtë ministri do të kenë mundësi të avancohen dhe të dëshmojnë veten në fushat në të cilat u kërkohet. Gjithashtu, ministri Ademi u uroi një fundvit të mbarë dhe një vit tjetër edhe më të suksesshëm në vijim.
Comments are closed for this post.