Pothuajse çdo shofer ndonjëherë harron dhe tejkalon kufirin e shpejtësisë. Nëse e bëni në Zvicër, nuk do të kaloni mirë.
Të gjitha vendet në botë kanë të përbashkët që rregullat e trafikut përcaktojnë shpejtësinë maksimale të lejuar në rrugët publike. Megjithatë, gjobat për shkeljen e këtij rregulli luhaten shumë, duke filluar nga vetëm disa cent deri në disa qindra mijëra euro.
Sipas këtyre statistikave, Maqedonia e Veriut është pozicionuar me një gjobë maksimale prej 398.88 dollarëve. Shqipëria ka një gjobë maksimale prej 2,622 dollarë, ndërsa Kosova me një gjobë maksimale prej 1,413.10 dollarëve.
Gjobat më të larta të shpejtësisë jepen në Evropë. Gjegjësisht, në Zvicër, por edhe në Finlandë, për shembull, dënimi është proporcional me të ardhurat e shoferit.
Duke përjashtuar këtë ekstrem zviceran, gjobat në Zvicër janë ende më të lartat, sipas Buxhetit Australian Direct, dhe gjoba në Zvicër shkon deri në 13,320 dollarë.
Comments are closed for this post.