Gjykata e Rrethit në Sofje sot e ka dënuar 34-vjeçarin S.B me katër muaj dënim me burg, me kusht nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale, për shkak të komenteve të pahijshme për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans” në Bullgari.
Siç njofton AIM nga Sofja, kundër S.B ishte ngritur aktakuzë për “nxitje të urrejtjes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas aktakuzës, S.B më 23 nëntor të këtij viti, rreth orës 11:00 në një grup në rrjetet sociale, ka shpërndarë përmbajtje me gjuhë të urrejtjes në baza etnike. Ai në përmbajtjen e publikuar ka shpërndarë edhe fotografi të autobusit të djegur në autostradën “Struma”.
S.B nuk ka qenë i dënuar. Ai e ka pranuar fajësinë dhe sipas marrëveshjes së miratuar nga Gjykata e Rrethit në Sofje, atij i është shqiptuar masa e “privimit të lirisë” në kohëzgjatje prej 4 muajsh.
Marrëveshja ka fuqinë e një dënimi efektiv dhe nuk është lëndë ankimimi, njoftoi Prokuroria.
Comments are closed for this post.