Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot përfundon debati për propozim-buxhetin për vitin 2022 dhe pritet të miratohet.
Propozim-buxheti peshon 4,4 miliardë denarë. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 272,4 miliardë denarë ose 35,2 për qind të BPV-së, ndërsa të hyrat e përgjithshme janë parashikuar në nivelin prej 238,9 miliardë denarë ose 30,9 për qind të BPV-së. Deficiti është në nivelin prej 33,5 miliardë denarë ose 4,3 për qind nga BPV-ja. Investimet kapitale janë më të larta se deficiti buxhetor dhe arrijnë në 37,8 miliardë denarë, që është rreth 27 për qind më shumë se në vitin 2021. I ashtuquajturi “Rregulli i artë në financa”, pra deficiti buxhetor është më i ulët se shpenzimet kapitale.
Gjatë ditëve të kaluara në seancë plenare janë shprehur qëndrime të ndryshme nga opozita dhe shumica parlamentare.
Deputetët e pushtetit janë të mendimit se buxheti është zhvilluar dhe se do të përshpejtojë rritjen ekonomike, do të sigurojë mbarëvajtjen e funksioneve bazë të shtetit dhe do të mbështesë proceset e reformës në drejtësi dhe proceset integruese evropiane. Sipas tyre, buxheti është miratuar përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, siç dëshmojnë 23 amendamentet e pranuara në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milionë denarë, shumica e të cilave janë nga opozita.
Për opozitën buxheti është joreal dhe i pazhvilluar me një numër të madh investimesh kapitale që nuk do të realizohen. Qytetarët, sipas opozitës, nuk do të marrin asgjë për të përmirësuar jetën e tyre të përditshme. Ata gjithashtu theksuan se fondet për tërheqjen e investimeve të huaja janë zvogëluar dhe se nuk janë planifikuar mjete për menaxhim me ndotjen e ajrit.
Nga partia Aleanca për Shqiptarët deklaruan se nuk do ta votojnë propozim-buxhetin sepse sipas tyre prioritetet në të janë joreale, ka mungesë transparence, niveli i borxhit publik është shqetësues dhe ka arsye pse norma e parashikuar ekonomike mund të mos realizohet me rritje.
Propozim-buxheti u miratua nga Qeveria më 30 tetor për të respektuar afatet e miratimit, ndërsa për shkak të heshtjes zgjedhore, kumtesa nga shërbimi për shtyp i Qeverisë u njoftua më 1 nëntor. Propozim-buxheti më pas është dorëzuar në Kuvend ku ka kaluar në një debat dhjetëditor në Komisionin parlamentar për financa dhe buxhet dhe është kthyer në Qeveri ku janë pranuar 23 amendamentet.
Comments are closed for this post.