Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka miratuar vendim për shpalljen e një pjese të Maleshevës zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur.

Sipërfaqja e zonës së ardhshme të mbrojtur të zonës së mbrojtur – Maleshevë është 11460.89 hektarë me tri zona të zonës së mbrojtur për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës.

Shpallja e një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur do të kontribuojë në promovimin e zbatimit të synimeve Aichi të Konventës për Diversitetin Biologjik (CBD) dhe konventave të tjera për mbrojtjen e natyrës (Bern, CITES, Bonn, Ramsar, etj.), për progresin në përmbushjen e objektivave dhe veprimeve të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen e Natyrës dhe Strategjisë Kombëtare për Biodiversitetin, si dhe për progresin në zbatimin e Direktivave të BE-së për Habitatet dhe Zogjtë, nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e mbrojtjes së natyrës me Republikën e Bullgarisë, zhvillimi i ekoturizmit dhe ekonomisë lokale etj.